Tmerr në Shkup: Bebja njëmuajshe gjendet e vdekur në një shtëpi

Policia e Shkupit të premten është njoftuar se në ora 06 e 47 minuta në rrugën “Sllavej Pllanina” është vërejtur një fëmijë. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një bebe 1 muajshe e cila është gjetur e vdekur, transmeton Gazeta Lajm. Ekip policor ka kryer hetime në vendin e ngjarjes, kurse trupi i pajetë është dërguar për obduksion.