Tmerr në kufirin e Zvicrës, familja shqiptare me fëmijë netët po i kalon në veturë

“Ne kemi nevojë urgjente për ndihmë nga autoritetet zvicerane”

Familja shtatanëtarëshe shqiptare nga Austria K., që nga muaji shkurt ka marr një banesë me qera në Kantonin e Aargaut. Gjatë kësaj jave, ata kanë dashur t`ia fillojnë një jete të re në Zvicër. Por ata janë penguar nga dogana, shkruan “Blick”. Që atëherë, familja është duke fjrtur në veturë dhe është plotësisht e dëshpëruar.

“Ata nuk po nalënë të hyjmë në Zvicër”, thotë Kumrija 32-vjeçare. Ajo dhe familja e saj vijnë nga Austria dhe nuk lejohen të hyjnë në Zvicër. Në kufi, familja shqiotare u dëbua nga doganierët zviceranë, transmeton Shtegu.com. Edhe pse që nga muaji shkurt, familja ka marrë me qera një banesë në Kantonin e Aargaut.

Kjo është arsyeja përse Kumrija me bashkëshrotin e saj, Burim K. (37), fëmijët e tyre tre deri në dymbëdhjetë vjeç dhe gjyshen e tyre po flejnë në veturë. «Me vete kemi vetëm gjerat esenciale. Nuk dimë më se çfarë të bëjmë tjetër”, thotë K. për “Blick”.

Gjithçka po shkonte vërtet mirë për familjen shqiptare nga Vjena: «Në janar gjeta një punë në një pikë karburantesh dhe një banesë në Kantonin e Aargaut. Isha shumë e lumtur”, rrëfen nëna e katër fëmijëve. Në shkurt, ajo dhe bashkëshorti i saj e nënshkruan kontratën për banesën e tyre të re në Zvicër. Në të njëjtën kohë, familja ia dha me qera banesën e tyre në Vjenë, një çiftit gjerman. Kontrata e qerasë i ka skaduar më 1 prill.

Kumrije K. e filloi punën e saj të re në pikën e karburanteve në Zvicër në fillim të shkurtit dhe u zhvendos e vetme në banesën e re. Bashkëshorti i saj me katër fëmijët dhe gjyshen e tyre, mbeti në Austri . «Në mars i tërhoqëm të gjitha mobiljet, rrobet dhe gjërat tjera. Pothuajse e gjithë prona jonë tashmë është në Zvicër”, thotë ajo.

Ishte dita e martë kur familja e dorëzoi çelësin e banesës në Vjenë dhe u nis drejt Zvicrës. Pas dymbëdhjetë orësh, ata mbërrijnë në kufirin në Hohenems (A) në mbrëmjen e vonë. “Të gjithë ishim mjaft të lodhur dhe thjesht donim të kalonim kufirin për t`u vendosur në banesën tonë të re”, thotë 32-vjeçarja.

Në kufi i priste tronditja, Kumrije K. thotë: “Policia na tha që vetëm unë mund të hyja në Zvicër”. Arsyeja: Ajo është e vetmja anëtare e familjes që ka një konfirmim të regjistrimit.
Kumrija nuk heq dorë dhe i tregon të gjitha pasaportat, vizat e BE-së për bashkëshortin dhe gjyshen e saj, dokumentet e banesës dhe dëshpërimisht kërkon t’i lejojë ata. Por: “Ata vetëm tundën kokën dhe thanë se duhet të kthehemi mbrapa”.

Që të gjithë hotelet në Austri është dashur të mbyllen. Familja shqiptare nuk ka ndonjë të afërm në Austri. «Kush e pranon një familje të madhe në kohën e koronavirusit? Askush», pohon Kumrija. Në këtë mënyrë, familja e kaloi sërish natën në veturë. «Ishte e tmerrshme. Jashtë ishte minus gjashtë gradë. Dhe ne nuk mund ta mbanim ngrohësin tërë natën».
Të nesërmen, K. thërret autoritetet e migracionit në Zvicër dhe kërkon lejen e hyrjes për pjesën tjetër të familjes. “Por ata më thanë që për shkak të krizës së koronavirusit, ata aktualisht nuk lejohen më të lëshojnë lejet e hyrjes”, thotë ajo.

Prandaj, familja vazhdon të flejë në veturë në një parking para një pike karburantësh. Aty familja mund të blejë sende ushqimore dhe ka një tualet publik në parking. «Askujt nuk ia uroj këtë situatë. Jemi në fund të fuqisë sonë”, thotë Kumrije K.

Të hënën tjetër ajo do të kthehej në punë, pas një javë pushimesh. Por: «Ku duhet të shkojë familja ime atëherë? Ne kemi në dispozicion vetëm këtë veturë të vetme”, thotë Kumrija e cila ka ngecur dhe nuk di më se si të veprojë: “Kemi nevojë urgjente për ndihmë nga autoritetet zvicerane”.

Në kërkesë të Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (Sem) thuhet se nuk bëhen komente për raste individuale. Por: “Në thelb, është në të vërtetë rasti që vetëm njerëzit nga vendet e BE-së që kanë një leje pune ose konfirmim regjistrimi lejohen aktualisht të hyjnë në vend”, i tha gazetës “Blick” zëdhënësi i mediave Lukas Rieder, informon Shtegu.com.

Kjo është një rregullore e re për të luftuar koronavirusin, thotë Rieder dhe shpjegon: “Këto vlejnë për personin të cilit i është dhënë dhe nuk përfshin anëtarët e familjes”.
Të premten, familja shqiptare ka mundur ta kalojë natën me miqtë në Austri. Por kjo nuk është një zgjidhje e përhershme, thotë K. dhe shton: “Tani ne jemi 13 persona në një banesë të vogël dhe nuk mund të qëndrojmë gjatë”.