Tjetër ndeshje pa gol për Ronaldon, kjo e sotit ishte për t’u harruar

Skuadra e Al-Nassr arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Arabisë “King Cup”, pasi mposhti 3 me 1 kundërshtarët e Abha.

Ylli i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo luajti 87 minuta në këtë sfidë, por s’la asnjë gjurmë, shkruan Lajmi.net

Ai madje nuk goditi asnjëherë portën e kundërshtarëve dhe përveç kësaj mori një karton të verdhë gjatë pjesës së parë – ku goditi topin i revoltuar me vendimin e gjyqtarit për një faull.

Ronaldo dhe skuadra e tij, Al Nassr tani në gjysmëfinale të Kupës do të luajnë ndaj kundërshtarëve, Al Wehda./Lajmi.net/