Tjetër gafë nga Trump, ngatërron çmimin Pulicer me çmimin Nobel

Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë duke i kritikuar gazetarët në Tuiter e ngatërroi çmimin Pulicer dhe Nobel.

“Kur të gjithë ‘reporterët’ që e morën çmimin Nobel për punën e tyre për Rusinë, Rusinë, Rusinë, vetëm për t’u treguar si plotësisht të gabuar (dhe në fakt pala tjetër është ajo që i kreu krimet), për t’i kthyer ‘Nobelët’ e tyre të çmuar që të mund t’u ndahen REPORTERËVE TË DUHUR DHE GAZETARËVE, të cilët kishin të drejtë. Mund t’i japë komitetit një listë shumë të gjatë”, ka shkruar Tramp në Tuiter.

Ai edhe pyeti “Kur komiteti i Nobelit do t’i kërkojë çmimet mbrapa, sepse ata janë të ndara për shkak të mashtrimit”.

Çmimi Nobel ndahet për fizikë, kimi, mjekësi, literaturë, paqe dhe ekonomi, ndërsa çmimi Pulicer u ndahet gazetarëve. Disa fitues të çmimit Pulicer për vitin 2019 e hulumtuan udhëheqësinë e Trampit me shtetin.