Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15

Drejtuesi i një treni ka humbur jetën dhe të paktën 15 janë lënduar, pasi një tren udhëtarësh doli nga shinat dhe u përplas për një muri rrethues pranë Barcelonës, raporton televizioni spanjoll “RTVE”.

Sipas zyrtarëve lokalë, treni i linjës Rodiales u përplas me një mur mbajtës në pjesën mes Gelidas dhe Sant Sadurnit.

Aksidenti ndodhi në kohën kur stuhi të forta po e godisnin verilindjen e Spanjës.

Shërbimi i zjarrfikësve ka njoftuar se 35 ekipe janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Aksidenti vjen vetëm dy ditë pasi dy trena të shpejtësisë së lartë u përplasën në Adamuz, Andaluzi. Në këtë aksident humbën jetën të paktën 42 persona.