Titistët dhe enveristët bashkë kundër Dritan Abazoviqit!

Naser Selmani

Titistët kosovar dhe enveristët shqiptar, që kanë katandisur shqiptarët në krim, mjerim dhe tradhëti në tridhjet vitet e fundit në gadishullin ilirik, janë lëshuar në një fushatë të egër kundër një politikani malazez me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, prej të cilit varet fati i qeverisë së re malazeze.

Narativi i përbashkët i fraksioneve të vjetra të majtës sovjetike shqiptare mbështetet në paragjykimin se ky politikan i ri shqiptar, intelegjent, guxmtar dhe mirë i artikuluar, që është një antipod i politikanëve huduma dhe hajdut shqiptar të prodhuar pas rrënies formale të komunizmit ndër shqiptarët, punuaka për agjendën ruso-serbe në Mal të Zi duke mos ofruar asnjë argument faktik.

Cilët janë mëkatet e Abazoviqit, për të cilat akuzojnë sovjetikët shqiptar? Mëkati më i madhë qenka një deklaratë e pafat e bërë në një intervistë, ku thotë se prindët e Skenderbeut qenkan serb. Për këtë lapsus Abazoviq shprehu keqardhje dhe kërkoi falje.

Sovjetikëve shqiptar nuk u pengon kur Paskal Milo e bënë nënën e Skenderbeut sllave sepse është pjesë e bandës së tyre politike, të ngritur nga KGB sovjetike gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, por ama ngrejnë histeri nëse këtë e thotë një politikan i ri shqiptar, me orientim europian, të cilin nuk e kontrollojnë.

Akuza e dytë kundër Abazoviqit është se ai paska braktisur Milo Gjukanoviqin, një bashkëpuntor të Millosheviqit, të cilin sovjetikët shqiptar e quajnë politikan proevropian dhe qenka bashkuar me forcat ultra-nacionaliste serbe në Mal të Zi, të cilat parapëlqejnë Rusinë e Putinit.

Këtë dilemë të rrejshme të sovjetikëve shqiptar, Abazoviq e demaskoi me shumë delikatesë. Kur e pyetën se me cilat forca politike do të parapëlqente të formonte qeveri, ai iu përgjigj me pyetje, ai që dëshiron të bëjë qeveri me ne. Kjo do të thotë se ai vendos kushtet e qeverisë së re dhe nuk ka nevojë ti vardiset ndonjë partie malazeze.

Pikërisht ky integritet i Dritanit i tmerron sovjetikët puthadorë shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të cilët kanë ndërtuar raporte vasaliteti me politikën shoveniste greke, serbe e maqedone.

Është pikërisht politika sovjetike e Ramës në Shqipëri që nuk arrinë dot të mbrojë detin shqiptarë nga pretendimet greke. Janë titistët e Isa Mustafës që zbatojnë politikat e Vuçiçit duke formuar qeveri të shatnazhueshme nga Lista serbe. Dhe në fund, është stalinisti Ali Ahmemti në Maqedoni, i cili me sugjerimin e sovjetikëve shqiptar në Tiranë dhe Prishtinë, për njëzet vjet aprovon politikat antishqiptare të partive maqedone, duke mashtruar opinionin shqiptar se kështu kërkon Amerika dhe Evropa.

Nëse lajthitjet historike të Dritonit dhe orientimi i tij i padiskutueshëm properendimor nuk janë arsye për çartjen e politikës kriminale sovjetike shqiptare, atëherë çfarë i tmerron ata të reagojnë aq dhunshëm dhe me nervozizëm?

Makthi i parë i të majtës sovjetike shqiptare ështe dyshimi se Abazoviqi nuk është i vetmuar në këtë aventurë politike dhe ka përkrahjen e faktorit euroatlantik.

Atyre u ka hyrë frika në palcë mos ai është projekt euroatlantik për të hequr qafës oligarkitë mafioze të Ballkanit, të cilët qeverisin me metodat e njejta të Putinit në Rusi.

Dyshojnë se ndoshta Perendimi e ka kuptuar se elitat politike kriminale të vendeve të Ballkanit më shumë u shërbejnë interesave afatgjata të Kremlinit se sa interesave të Brukselit e Uashingtonit.

Sovjetikët shqiptar e dinë se po ra Gjukanocviqi në Mal të Zi, do të bien edhe ata nga pushteti sepse kurrë nuk i shkëputën lidhjet me Lindjen, Rama në Shqipëri, Thaçi në Kosovë dhe Ahmeti në Maqedoni.

Po ra nga pushteti e majta sovjetike shqiptare, bie Vuçiçi në Serbi dhe Dodiqi në Bosnjë, miqtë më të ngushtë të Putinit në Ballkan!

Ish ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni dhe Mal të Zi, Gundrun Shtajneker para disa muajsh në një shkrim të publikuar në Dojçe Vele, ftoi politikën evropiane të rrënojë klanin mafioz politik në Ballkan, të cilët pengojnë demokratizimin dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian duke shantazhuar me rikthimin e konflikteve etnike.

Titistët dhe eneveristët shqiptar drejtë kanë vlerësuar se Dritan Abazoviq nuk është vetëm dhe koha e klaneve mafioze te shqiptarët dhe në rajon po skandon!