Tiranë, liderët e BE-së dhe Ballkanit argëtohen me valle shqiptare

Liderët e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë argëtuar para Pallatit të Kongreseve në Tiranë me valle shqiptare.

Gjatë samitit “BE-Ballkani Perëndimor” disa prej liderëve më të mëdhenj të vendeve të Evropës kanë dalë para gazetarëve për fotografinë familjare.

Aty ata janë argëtuar me valle shqiptare.

Intepretimi i valleve shqiptare ka zgjatur për disa minuta, derisa edhe liderët dukej se po argëtoheshin me pamjen.