Tiranë: Bie nga lartësia e ndërtesës, vdes 21-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru të Kamzës.

Një 21-vjeçar me inicialet E.K, ka rënë nga lartësia e banesës së tij, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

Ai është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Hetimet po vazhdojnë lidhur me rastin.

Dyshohet se ky vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit mjekohej për depresionin.