Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Mark Esper ka shprehur besimin se aleanca ushtarake e NATO-s është e gatshme të mbrojë vendet e Evropës Lindore. Esper mbrëmë pati prezantim të thelluar
përmes konferencës onlajn në Institutin Brukings, Uashington, ku foli për sfidat e jashtme të SHBA-së në epokën e pandemisë. Në NATO ekziston gatishmëri në rritje për të mbrojtur krahun e saj lindor nga agresioni i mundshëm rus. Sidoqoftë, sekretari i Mbrojtjes nuk specifikoi nëse do të vazhdonte ndonjë nga trajnimet më të mëdha ushtarake të Aleancës Veriatlantike, “Defender 2020”. Trajnimet kanë për qëllim teatrin ushtarak në Evropën Lindore, por u pezulluan pasi SHBA ndaluan dërgimin e trupave dhe pajisjeve në muajin mars.
Esper theksoi se NATO është Aleancë e fuqishme që rrit buxhetin e saj të mbrojtjes. Prioriteti është të zhvillohet programi “Katër nga tridhjetë”, i cili parashikon transmetimin e 30 batalioneve, 30 skuadroneve dhe 30 anijeve luftarake nëpërmjet Atlantikut në Evropë për 30 ditë. “Në vitet e kaluara, kemi vëzhguar rritjen e gatishmërisë së NATO-s.
Konsideroj se të kesh gatishmëri të tillë është pozitive, si nga këndvështrimi i potencialit ekzistues ashtu edhe nga aftësia për të vendosur atë potencial”, deklaroi Esper.
Përkundër pandemisë së Kovid-19, SHBA monitorojnë me kujdes sfidat e mundshme të jashtme, siç janë ato që vijnë nga Kina dhe Rusia, kështu që Uashingtoni ndërmerr më shumë hapa drejt përshtatjes ndaj “realiteteve të reja”. Sekretari i Mbrojtjes deklaroi se ndikimi i pandemisë ishte i vogël në gatishmërinë ushtarake të SHBA-së dhe se po i drejtohej planifikimit aktiv
strategjik për të shmangur “ndikim më të madh” në të ardhmen. Forcat e armatosura të SHBA-së numërojnë rreth 2 milion ushtarë dhe deri më sot, më pak se 5.000 janë infektuar me koronavirus, më pak se 100 janë hospitalizuar, ndërsa dy kanë vdekur, theksoi sekretari./MIA
Rajon-Botë Esper: Në NATO ka rritje të gatishmërisë për mbrojtjen e Evropës Lindore