Tiranë, arrestohen 4 persona, procedohen 46 të tjerë

TVLAJMEPROGRAMESERIALEVIDEOGUIDA TVARKIVAKONTAKT

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona që kishin dalë në protestë një natë më parë ku kërkuan drejtësi për Klodian Rashën. Nga tubimi i zhvilluar në Tiranë janë proceduar dhe 46 persona, të cilët akuzohen për disa vepra penale.

Blutë e Tiranës më tej shtojnë se 4 të arrestuarit dhe 46 personat e proceduar në gjendje të lire akuzohen për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës ” , ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.

Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se “si pasojë e goditjes me gurë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në drejtim të punonjsve të policisë të planizuar me sherbim, është dëmtuar një punonjës policie“.

Po ashtu bëhet me dije se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private.

Arrestimet janë kryer lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë, ku mijëra qytetarë për të pestën ditë me radhë kanë dalë në rrugët e Tiranës dhe kërkuan drejtësi për Klodian Rashën. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe reformimin e policisë, po ashtu dënimin e efektivit që vrau Klodian Rashën./tvklan.al