Shërbimet e Google bien nga sistemi në disa vende të botës

Shumë shërbime nga Alphabet Inc, duke përfshirë YouTube, Gmail dhe Google Drive, kanë pasur çrregullime në funksionim për mijëra përdorues në të gjithë botën të hënën.

Ndërprerja në funksionim filloi pak para mesditës.

Platforma për videot e kompanisë nuk lejonte ngarkimet për përdoruesit dhe atyre u paraqitej mesazhi “Diçka nuk funksionon”.

Sipas faqes në internet që merret me monitorimin e ndërprerjeve “DownDetector”, më shumë se 12.000 përdorues të YouTube u prekën në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Indinë.

Çrregullime janë raportuar edhe në vende tjera.

Agjencia Reuters ka pyetur kompaninë Alphabet Inc, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje. Shumë individë dhe biznese mbështeten në shërbimet e Google për aplikacionet themelore të punës si posta elektronike dhe kalendarët.