Time: Erdogani si Sulltan Selimi

Nga Alan Mikhail, Time

Në fund të gushtit, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan festoi Vitin e Ri Islamik. Kjo festë përkoi me shndërrimin e monumentit “Shën Sofia” në një xhami, ndërkohë ai shndërroi  në xhami një tjetër kishë  bizantine, kishën “Chora” të shekullit të katërt, një nga strukturat më të vjetra bizantine të Stambollit.

<figure><img src=”https://i.imgur.com/cfSDLCF.jpg” /></figure>
<figure><img src=”https://i.imgur.com/cfSDLCF.jpg” /></figure>
<figure><img src=”https://i.imgur.com/cfSDLCF.jpg” /></figure>
<figure><img src=”https://i.imgur.com/cfSDLCF.jpg” /></figure>

Një ditë pas kësaj ai foli për depozitat më të mëdha që ishin zbuluar ndonjëherë, ato të gazit natyror në Detin e Zi. Kjo pasoi një zbulim tjetër të gazit natyror në Mesdheun lindor. Të dyja këto  janë zona të konkurrencës së ashpër ndërkombëtare, midis fuqive përreth këtyre deteve. Më pas, atë javë, ai mirëpriti një delegacion të Hamasit në Ankara, ku shprehu mbështetjen për palestinezët, pas njoftimit  të një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, transmeton abcnews.al

Të gjitha këto lëvizje shpalosin vizionin e Erdogan për forcën e re islamike në botë. Të qëndrosh në këmbë për Islamin, kjo shkon paralelisht me sigurimin e burimeve natyrore dhe imponimin e pushtetit të Turqisë jashtë vendit. Ajo gjithashtu shkon paralelisht me shtypjen e brendshme. Viti i Ri Islamik e gjeti Erdogan më të fuqishëm duke vendosur kontrollin e tij mbi lirinë e mediave sociale dhe madje e  konsideroi si mundësi tërheqjen e Turqisë nga  Konventa e Stambollit të vitit 2011, një traktat i Këshillit të Europës që mbron  gratë nga dhuna në familje. Popujt demokratikë në Turqi, Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën, duhet të shqetësohen. Është diskutuar shumë për përpjekjet e Erdoganit për të “ringjallur” Perandorinë Osmane, ose për ta cilësuar veten një sulltan.

Këtu ka një të vërtetë. Por për të kuptuar agjendën dhe horizontin politik të Erdoganit duhet të jemi specifik se cilit sulltan osman po përpiqet t’i ngjajë Erdogan. Bëhet fjalë për sulltanin e shekullit të  nëntë të perandorisë, Selim I.

Selim vdiq 500 vite më parë, më 1520. Gjatë jetës së tij Perandoria Osmane u rrit nga një fuqi e fortë rajonale, në një perandori globale gjigante. Për Erdoganin, ky sulltan nga gjysmë mijëvjeçari i kaluar u shërben nevojave të tij bashkëkohore. Selim në shumë mënyra funksionon si Andrew Jackson i Erdoganit, një figurë nga e kaluara simbolike, në të tashmen. Selim ofron një model që Turqia të bëhet një fuqi globale politike dhe ekonomike, me ndikim nga Uashingtoni në Pekin, duke shtypur sfiduesit e tij të huaj dhe të brendshëm. Ai shihet nga Erdogan gjithashtu si një mundësi  për ta bërë çështjen e tij të Islamit si një rezervuar kulturor dhe politik, një përbërës jetësor i lavdive të së kaluarës osmane, të cilën ai kërkon ta realizojë përsëri  për Turqinë bashkëkohore, kundër regjimit elitar dominues që ka mbretëruar që nga themelimi i tij, transmeton abcnews.al

Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj përqafimit të Erdoganit nga vizioni që kishte Selimi, për fuqinë politike turke. Ai përfaqëson një shembull historik të politikës së burrave të fortë që çoi në luftëra rajonale, përpjekje për asgjësimin e pakicave fetare dhe monopolizim të burimeve ekonomike globale. Përveç përpjekjeve të tij për të monopolizuar rezervat e gazit natyror përreth Turqisë, sot kjo merr formën e ndërmarrjeve të huaja ushtarake të Erdoganit në Libi, Siri dhe Jemen.  Erdogan po kultivon fenë e tij sunite për ta vendosur Islamin në qendër të agjendës së brendshme të Turqisë, me konvertimin e kishave simbol, edhe në xhami.

Erdogan përfaqëson një logjikë politike të konkurrencës me shumë zero që vë Turqinë kundër Arabisë Saudite dhe Iranit, për kontrollin e rajonit dhe mbi pretendimet e udhëheqjes globale Islamike.

 

Erdoganit i pëlqen Selim, sepse ai bëri të mundur që Turqia të ishte një  fuqi politike globale turke. Nga  viti 1517 deri në fund të Luftës së Parë Botërore, Perandoria Osmane ruajti të njëjtën formë gjeografike që Selim luftoi dhe fitoi, duke dominuar Lindjen e Mesme dhe Mesdheun lindor. Në 1517, Osmanët mundën rivalin e tyre kryesor në rajon, Perandorinë Mamluk, me qendër në Kajro, duke pushtuar të gjithë territorin e saj në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, transmeton abcnews.al

Kjo fitore zgjeroi kufijtë e perandorisë. Shpërthimi i Perandorisë Osmane në Lindjen e Mesme e shndërroi atë në fuqinë kryesore ushtarake dhe politike të rajonit dhe një nga shtetet më të mëdha të botës. Osmanët kontrolluan  gjysmën lindore të Mesdheut dhe dominuan rrugët më të rëndësishme tregtare të globit, ato tokësore midis Europës dhe Azisë, dhe nga deti përmes Gjirit Persik dhe Detit të Kuq. Republika Turke trashëgoi pjesën më të madhe të asaj fuqie, pas shkatërrimit të perandorisë, më 1923.

Ndërsa çdo sundimtar modern turk është distancuar nga trashëgimia e Perandorisë Osmane dhe Islamit, për të projektuar një fytyrë më “perëndimore”, “laike” dhe “moderne” për republikën, Erdogan është i pari që ka përqafuar të kaluarën Osmane dhe trashëgiminë Islame të Perandorisë. Edhe këtu Selim dëshmon ‘çelësin’ e imazhit të Erdogan për sundimin e tij. Humbja e Selimit ndaj Mamlukëve e bëri Perandorinë Osmane një shtet me shumicë muslimane për herë të parë në historinë e saj, pas gati 200 vitesh shtet, popullsia e të cilit ishte kryesisht ortodokse. Me këtë fitore, Selim u bë sulltani i parë Osman që  sundoi Mekën dhe Medinën, qytetet më të shenjta të Islamit, duke fituar kështu titullin e Halifit. Nëse Selim ishte osmani i parë që u bë sulltan dhe halif, Erdogan është udhëheqësi i parë republikan që pretendon se i zotëron të dy titujt, transmeton abcnews.al

Ashtu si vendosja e qëllimshme e simboleve të Andrew Jackson nga Presidenti Donald Trump,  Erdogan ka përqafuar  politikën simbolike të Selimit në Turqi. Akti që e vërtetoj më tepër ishte emërtimi i urës së ndërtuar së fundmi mbi ngushticën e famshme të Bosforit,  me emrin Selim. Erdogan gjithashtu ka lavdëruar historinë e tij para varrit të Selimit dhe memoriale të tjera të sundimit të tij, transmeton abcnews.al

Pasi fitoi një referendum kushtetues të vitit 2017, që zgjeroi shumë fuqitë e tij,  një proces i shoqëruar nga shumë parregullsi,  Erdogan bëri paraqitjen e tij të parë publike në varrin e Selimit..Ky akt e bëri më të qartë se kush është modeli i Erdoganit.

Erdogan dhe kolegët e tij të partisë islamike  e përshkruajnë veten si “nipërit e mbesat” e osmanëve. Në këtë gjenealogji shumë të theksuar, Erdogan me qëllim nuk llogariti një brez, atë të baballarëve republikanë të Turqisë që nga viti 1923, për të kapërcyer në kohën kur osmanët sunduan globin në kohën e Selimit, kur luftërat dhe shtypja e brendshme rritën pasurinë dhe fuqinë territoriale, transmeton abcnews.al

Rikrijimi i një programi politik të ngjashëm me Selimin është një perspektivë e rrezikshme për Turqinë dhe Lindjen e Mesme, edhe për botën. Për ta bërë Turqinë përsëri osmane duhet dhune, censurë dhe sarkazëm, që Erdogan e ka treguar se është i gatshëm ta përdorë.

Ajo çfarë ne mësojmë nga kjo është që thirrjet për rikthim në madhështi, qoftë në Turqi apo në Shtetet e Bashkuara, përqafojnë në mënyrë selektive figura historike, manipulojnë historinë e tyre, si dhe shkaktojnë urrejtje dhe përçarje./abcnews.al/Përktheu-Sonila Backa