“Tigrat” në automjetin me targa zvicerane, kapin 200 kg marihuanë

Ekipet policore mbrëmë kanë zhvilluar një aksion të ri, me të cilin është ndërprerë transporti i drogës.

Siç mësohet, rreth mesnatës, ekipet e Njësisë për Krim të Organizuar dhe njësia speciale “Tigrat”, pranë Sveti Nikollës, në një automjet me targa zvicerane kanë zbuluar rreth 200 kilogramë marihuanë.

Jozyrtarisht, ekipet policore kanë bllokuar tre automjete, prej të cilave një me targa zvicerane dhe dy me targa maqedonase. Sipas informacioneve, automjeti zviceran ishte ngarkuar në një kamion-shlep maqedonas, i cili kishte edhe një automjet paraprijës që pastronte rrugën.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal që vepron në territorin e Maqedonisë dhe vendeve fqinje.