Tifozi që ia veshi xhaketën me emblemë të UÇK-së, i është ndaluar hyrja në stadiume, kështu ka bërë të ditur Federata e futbollit e Zvicrës.
Përmes një reagimi në Twitter, Federata e Futbollit e Zvicrës e ka quajtur të papranueshme që stadiumet dhe lojtarët të përdoren për propaganda politike, teksa e quajti sjelljen e Shaqirit shembullore.
Pas ndeshjes së Zvicrës me Irlandën, një tifoz i ka dhuruar Shaqirit një xhaketë me logo të UÇK-së, përderisa lojtari po bënte një interviste pas ndeshjes.
“Është e papranueshme që njerëzit të keqpërdorin me një stadium futbolli, ose në këtë rast një intervistë me një lojtar pas lojës për propagande politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore. Ai qëndroi i qetë dhe nuk reagoi. Tifozi u mor në pyetje nga policia dhe iu ndalua menjëherë hyrja në stadiume”, ka njoftuar Federata e Zvicrës.