Tifozi i hodhi kokoshka në kokë, ylli i NBA-së tenton të përleshet fizikisht me të (Video)

76ers shënuan fitore 120-95, duke e thelluar rezultatin e ndeshjeve në 2-0.

Gjatë ndeshjes, Russell Westbrook u bë protagonist duke tentuar të konfrontohet fizikisht me një fans i cili i hodhi kokoshka në kokë.

Ylli i Wizards la fushën pas një dëmtimi në kyçin e dorës në çerekun e katërt, dhe derisa po drejtohej në dhomat e zhveshjes, një tifoz hodhi kokshka drejt tij.

Reagimi i basketbollistit ishte shumë i ashpër i cili tentoi të ngjitej në tribunë të gjente fajtorin, por u ndalua nga rojet e sigurisë.

Ndërkohë, personi që bëri gjestin e ulët u përjashtua menjëherë nga tribuna.