Tifozët e Realit provokojnë ata të Barcelonës: Lojtari më i mirë i juaji ishte gjyqtari

 

Tifozët e Real Madrid kanë vendosur të “ngacmojnë” rivalët e tyre të përjetshëm nga Katalonia, duke iu thënë se “lojtari më i rëndësishëm” i Barcelonës në vitet e kaluara në El Clasico ishte gjyqtari Alejandro Jose Hernandez.

 

Ky 37-vjecar ndau drejtësinë edhe në El Clasicon e fundit (0-0), ndërsa ‘mbretërit’ vlerësuan se janë dëmtuar për dy penallti,

Tifozët e Realit konsiderojnë se i njëjti arbitër i kishte dëmëtuar edhe në sezonin 2015/16 kur kishte anuluar një gol të Bejlit, kurse një sezon vonë nuk kishte referuar penallti ndaj C. Ronaldos.