Tifozët e PSG-së e pritën me fishkëllima rikthimin e Sergio Ramos në fushë

Sergio Ramos nuk po kalon në një periudhë të mirë te Paris Saint Germain, si pasojë e lëndimeve.

Pas një lëndimi që e la jashtë dy muaj Sergio Ramos, ai u rikthyer.

Në minutën e 72` të ndeshjes spanjolli zëvendësoi Marquinhos, por ai u prit me fishkëllima nga tifozët në ‘Parc des Princes’.

Kështu mbështetësit parisien shfaqën zhgënjimin e tyre, për formën e Sergio Ramos, transmeton lajmi.net.

Përveç që u fishkëllye në momentin e kur hyri në lojë, ai gjithashtu fishkëllehej sa herë që prekte topin.

Që nga transferimi i tij drejt ekipit nga Franca në vitin 2021, ai ka vetëm pesë paraqitje në Ligue 1, ku ka shënuar një gol, ndërsa në Ligën e Kampionëve nuk është paraqitur fare këtë sezon.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell momentin kur Ramos u fishkëllye, gjatë inkuadrimit në lojë.