Thyhet rekordi në Mal të Zi, shënohet temperatura më e ulët

Mëngjesin e sotëm në fshatin Kosanicë të komunës së Plevlës, është regjistruar temperaturë e ulët, rekord prej -33.2 gradë Celsius, njofton gazeta “Vijesti”, transmeton lapsi.al. Temperatura më e ulët në këtë vend ishte regjistruar në vitin 1985 në Rozhajë, -32 gradë Celsius.

Ndërsa në Shqipëri temperaturat në zonat malore kanë prekur vlerën -15 gradë Celsius.