Thuajse, sa të shëruar në 24 orë, aq raste aktive me virus

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 23 raste të reja pozitive në Covid-19, nga 2.755 testime të realizuara, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Në po të njëjtën periudhë janë shëruar 1.191 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 10 pacientë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.269 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 148.664 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.408 pacientë. Raste aktive në vend janë 1.197./TV21