Thonë se marrin nga 30 mijë euro bakshish në dasma, Aida Doçi dyshon në këto deklarata të këngëtarëve

Aida Doçi, ishte e ftuar në Prive e cila krahas të tjerave, ka treguar edhe për bakshishin e saj më të madh se ku e ka marr dhe sa ka qenë çmimi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, nuk zbuloi detaje rreth çmimit të saktë, mirëpo tha se nuk i ka munguar bakshishi gjatë kohës kur ajo qenë e ftuar në ahengje familjare.

Tutje, Aida Doçi kritikoi disa nga këngëtarët të cilët deklarojnë se çmimet e bakshisheve kanë qenë deri në 30 mijë euro ndërsa shtoi se asaj nuk i ka ndodhur kjo gjë.

“Njerëzit që të thirrin ty në dasmë dhe kudo që të thirrin me këndu, ata përderisa të kanë zgjedh kanë me u kënaq me ty dhe kanë me t’qit edhe bakshish dhe edhe mu m’ka ndodh mem qit bakshish amo nuk kisha mujt me cek ndonjë shifër të madhe, për arsye se mu hala nuk m’ka ndodh sikur disa këngëtarë që i dëgjoi ndoshta që nuk din me këndu, hiç thojnë i kena marr ka 30-50 mijë euro bakshish sot. Mu për veti nuk më ka ndodh kjo hala, dmth kam marr bakshish por jo me shifra të mëdhaja”, tha Aida.