Thirrjet e serbëve për sulm nga Irani në Bondsteel, KFOR-i: Nuk ka ndryshime të rëndësishme në mision

TOPSHOT - A KFOR soldier stands on an armoured vehicle as UN troops block all access to the ethnic Albanian village of Cabra, 10km west of the flashpoint city of Kosovska Mitrovica 21 March 2004, where the funeral of two children who have drowned last Tuesday are taking place. Thousands of Kosovars gathered here in silent grief on Sunday to bury two ethnic Albanian children, whose alleged death at the hands of Serb attackers sparked deadly ethnic violence last week. NATO helicopters hovered over the northern village of Cabra, while checkpoints were set up at the entrance to the picturesque village amid fears that the funerals could spark another wave of violence. AFP PHOTO/KOCA SULEJMANOVIC (Photo by KOCA SULEJMANOVIC / AFP) (Photo by KOCA SULEJMANOVIC/AFP via Getty Images)

Disa serbë përmes mesazheve në rrjetet sociale i kanë bërë thirrje Iranit që ta sulmojë bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë, pas nisjes së luftës ShBA-Iran në Lindjen e Mesme.

Lidhur me këtë çështje Misioni NATO-s në Kosovë, i është përgjigjur pyetjeve të Klankosova.tv.

KFOR bëri të ditur se aktualisht në forcën e saj nuk ka ndryshime të rëndësishme.

“Forca dhe pozicioni i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten periodikisht, ndërsa rrethanat evoluojnë, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.

NATO vlerëson lart rolin e ShBA-së në sigurinë në Kosovë si dhe në stabilitetin rajonal dhe që brenda KFOR-it ka afro 600 trupa.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal, duke përfshirë edhe brenda kornizës së misionit KFOR të udhëhequr nga NATO. Shtetet e Bashkuara kanë pothuajse 600 trupa të vendosura në KFOR Ajo ka udhëheqjen e Komandës Rajonale Lindje (RC-Lindje) të misionit. RC-Lindje kontribuon në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në shumë mënyra të ndryshme, duke përfshirë përmes patrullave, ushtrimeve, angazhimeve me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve lokale dhe mbështetjes për projektet e rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik.

Tutje misioni ushtarak i Aleancës Veriatlantike thekson se vazhdon të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. Prania dhe aktivitetet e përditshme të KFOR-it në të gjithë Kosovën krijojnë hapësirë ​​për dialog politik. Stabiliteti në rajon në fund të fundit varet nga zgjedhja e diplomacisë nga të gjitha palët mbi dhunën. Rruga drejt paqes afatgjatë është politike. NATO vazhdon të mbështesë fuqimisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me respekt për të drejtat e të gjitha komuniteteve”, thuhet tutje në përgjigje, njofton Klankosova.tv.