Thirrje për kthimin e shtetasve të Maqedonisë nga Berlini, Boni dhe Munihu

Qeveria publikoi thirrje publike për organizim të transportit ajror për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët për momentin po qëndrojnë në Berlin, Bon dhe Munih dhe dëshirojnë të kthehen në vend. Afati për paraqitje është deri nesër, ndërsa afati i fundit për organizim të fluturimeve duhet të jetë deri më 27 mars të këtij viti deri në orën 12:00.

“Lëndë e kësaj thirrjeje është organizimi i transportit ajror për bartjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, pas listës paraprake nga Ministria e Punëve të Jashtme për udhëtarët e paraqitur, qytetarë të Maqedonisë me qëndrim momental jashtë vendit. Destinacionet për fluturime çarter janë konfirmuar për qytetet: Berlin – Shkup (377 udhëtarë), Bon – Shkup (355 udhëtarë) dhe Munih – Shkup (183 udhëtarë)”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Të drejtë pjesëmarrjeje ka secila aerokompani apo agjenci turistike e cila do të organizojë fluturime çarter nga qytetet në Evropë deri në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kriter për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm është çmimi më i ulët. Sekretariati i përgjithshëm do të lidhë kontratë dhe do të kryejë pagesë të ofertës së zgjedhur më të volitshme në bazë të kriterit të dhënë për zgjedhje.

Ofertat duhet të parashtrohen në mënyrë elektronike, të kontrolluara, të nënshkruara nga ana e personit përgjegjës dhe në formë të skanuar në e-mail adresën në vijim: gs@gs.gov.mk. Afati përfundimtar për parashtrim të ofertave është 26.03.2020 deri në orën 08:00. Ofertat të cilat nuk do të parashtrohen në afatin e paraparë nuk do të shqyrtohen.

Persont të cilët do të paraqiten në thirrje, siç ceket, gjatë hyrjes në aeroplan do të nënshkruajnë marrëveshje mes tyre dhe Qeverisë në të cilën garantojnë se do ta paguajnë shumën e caktuar për biletën e aeroplanit në llogari të Qeverisë dhe do të plotësojnë Deklaratë se janë të pajtimit, pas arritjes në territorin e RMV-së të vendosen në objektet për karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditëve. Personat do të merren nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup me transport të organizuar deri në vendet e caktuara për karantinë shtetërore.

Personat të cilët do të udhëtojnë kanë afat prej 15 ditëve prej ditës së arritjes të bëjnë pagesë të shumës për biletat në pajtim me kontratën e bërë.

Kthimin e mjeteve duhet ta bëjnë në formular PP-50 në të cilin duhet t’i fusin të dhënat në vijim:

Emri i pranuesit:

Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Llogaria e transaksionit 100 000000063095

Llogaria e shfrytëzuesit 630010001963019

Kontoja paraprake 725939 00

Në cakun e shenjës: Kthimi i mjeteve në llogarinë 040010007863713, konto e të dalave 420220 nënprogrami 10.

Marrëveshja mes udhëtarëve dhe Qeverisë së RMV-së, në të cilën garantojnë se do ta paguajnë shumën e caktuar për biletën e aeroplanit në llogari të Qeverisë së RMV-së ka cilësinë e dokumentit përmbarues dhe mund të jetë lëndë e përmbarimit në rast të mospërmbushjes së obligimit nga pala e kontraktuar.

Për informata shtesë ofertuesit mund t’i drejtohen Qeverisë së RMV-së – Sekretariatit të përgjithshëm në telefonin 02/3118-022.

Loading...