Theu xhamin e derës së Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, Prokuroria kërkon paraburgim për 55-vjeçarin e dyshuar

Prokuroria Themelore në Shkup ka nisur procedurë penale ndaj një 55-vjeçari, i dyshuar për veprën penale “Dëmtim i pasurisë së huaj”, pasi më 11 janar me gur ka thyer xhamin e derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, përcjell TV21.

Prokurori publik ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës penale. Përndryshe, Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunksi, e ka dënuar incidentin, ndërsa tha po ashtu se bëhet fjalë për një rast të izoluar në të cilin është shkaktuar dëm jo i madh material.