Themelimi i shoqatës “Vanço Mihajllov”, Komisioni konstatoi diskriminim në bazë të përkatësisë nacionale dhe etnike

Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ka konstatuar diskriminim në bazë të përkatësisë nacionale dhe etnike për themelimin e shoqatës Qendra kulturore “Vanço Mihajllov” Manastir.

“Komisioni konstatoi thirrje, nxitje të vazhdueshme, nxitje dhe instruksione për shqetësim të kryer nga shoqata Qendra Kulturore “Ivan Mihajllov” – Manastir ndaj Lidhjes së Luftëtarëve Manastir, mbështetësve të tyre dhe pjesëtarëve të popullit maqedonas dhe të gjitha etnive në shoqërinë tonë. E treta, komisioni konstatoi diskriminim indirekt të kryer nga Ministria e Drejtësisë për shkak të lëshimeve të saj ligjore me çka i është mundësuar shoqatës “Qendër Kulturore” të kryejë diskriminim, respektivisht shqetësim që është e ndaluar me ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi”, theksoi Vesna Bendevska, anëtare e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.