“The Times”: E formuar nga lufta, Vjosa Osmani do të trondit me detyrën për ta ndryshuar fatin e Kosovës

“Presidentja në detyrë e Kosovës dëshiron të ndryshojë fatin e shtetit të saj, por për ta bërë këtë duhet të përballet me ish-udhëheqës dhe ish-luftëtarë të korruptuar”. Kështu e nis shkrimin e saj media prestigjioze britanike “The Times” për ish-kryeparlamentaren Vjosa Osmani, përcjell Bota sot.

Media kujton se si forcat serbe kishin detyruar Osmanin me familjen e saj të largohej nga shtëpia e saj në veri kur ishte 16-vjeçare.

“Vjosa Osmani nuk mund ta harrojë fuqinë e AK 47 të ushtarit serb që iu fut në gojë. Ishte viti 1999, ajo ishte 16-vjeçare, dhe luftëtarët policorë dhe paramilitarët serbë e kishin detyruar atë të largohej nga shtëpia e saj në veri të Kosovës me familjen e saj. Së bashku me mijëra të tjerë ata u detyruan të marshonin për katër ditë dhe net të ngrira nën armët e tankeve dhe burrave të armatosur serbë”, shkruan “The Times”, përcjell Bota sot.

“Tani, në moshën 38 vjeç, ajo është presidente e përkohshme e Kosovës, vendit më të ri të Evropës”, vazhdon më tej shkrimin media.

“Më shumë se dy dekada pas luftës së egër me Serbinë që vrau rreth 10,000 njerëz, Osmani shpreson që zgjedhjet që do të mbahen muajin tjetër do ta vendosin atë në detyrë”.

“The Times” shkruan se ish-nënkryetarja e LDK-së, do të ketë detyrë “tronditëse” që të luftojë sistemin e kalbur nga ish-luftëtarë të korruptuar.

Osmani në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt, pritet të kandidojë me listën e saj, pas largimit nga LDK-ja./BS