Thashetheme për lidhjen e Brad Pitt me aktoren amerikane

Brad Pitt nxiti thashetheme për lidhje teksa u fotografua me Alia Shawkat, por burime afër yllit kanë mohuar romancën, shkruan TheSun.

Fituesi i çmimit “Oscar”, 56 vjeç, u tha se ka nisur romancë me aktoren 30-vjeçe, pasi u panë pranë njëri-tjetrit në një koncert në Los Angeles, të shtunën.

Por, burime të afërta me aktorin, i thanë “TMZ” se ai është beqar dhe nuk është i gatshëm të fillojë lidhje, pasi përparësia e tij kryesore janë fëmijët që ka me ish-bashkëshorten, Angelian Jolie.

Alia dhe Brad u panë bashkë në një koncert në fundjavë,  por nuk dukej të ishte një natë romantike.

Edhe të famshëm të tjerë ishin pjesëmarrës në koncert, si Beck, Ariana Grande, Ty Dolla Sign, e të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja kanë kaluar kohë bashkë, pasi u vunë re edhe në koncertin e Kanye West në Hollywood Bowl në nëntor 2019.

Fansat kanë dashur që Brad dhe ish-gruaja e tij Jennifer Aniston të ribashkohen pas takimit të tyre të famshëm të SAG Awards.