Thaçit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Former Kosovo president Hashim Thaci, left, appears before the Kosovo Tribunal as he defends himself against charges including murder, torture and persecution allegedly committed during his country's war for independence from Serbia in the Hague, Monday, April 3, 2023. The trial of Kosovo's ex-president and three other former high-ranking members of the Kosovo Liberation Army charged with war crimes and crimes against humanity opens Monday. (Koen van Weel/Pool via AP) LGK101

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë e kanë vazhduar sërish masën e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Paraburgimi ndaj Thaçit është vazhduar edhe për dy muaj, pasi trupi gjykues ka konstatuar se ka rrezik që ai “t’i pengojë procedurat dhe të kryejë krime të tjera në këtë fushë”.

Vendimi është marrë më 10 dhjetor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë mbyllur zyrtarisht paraqitjen e provave.

Mbrojtja kishte filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Më pas, ish-diplomati amerikan Christopher Hill filloi dëshminë më 10 nëntor 10 nëntor 2025 dhe vazhdoi edhe më 11 nëntor 2025 dhe 12 nëntor 2025. E ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee dëshmoi më 12 dhe 13 nëntor 2025. Ndërsa, më 17 nëntor e filloi dëshminë Wesley Clark i cili e përfundoi më pas më 18 nëntor 2025.

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg, ndërsa më 13 dhjetor do të mbahet edhe në Shkup.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që iu vihen. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, e po ashtu edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.