Thaçi: Ta kalojmë Ramazanin me tolerancë

Tolerancë dhe mirëkuptim, u ka dëshiruar besimtarëve myslimanë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë muajit të shenjtë, Ramazanit.

“Në vigjilje të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj që këtë muaj ta kalojmë duke transmetuar mesazhe tolerance e mirëkuptimi. Ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara gjatë këtij muaji të bekuar”, ka shkruar kryetari Thaçi, përcjell TV21.