Thaçi: Solidarizohem me maqedonasit, sjellja e Bullgarisë nuk është fer

Kjo është sjellje totale jofer e Bullgarisë. Kjo është diçka e papritur pas problemeve dhe kontestit me Greqinë, vlerëson kryetari i PDH-së Menduh Thaçi. sipas tij, nuk nevojitet që të përgjigjemi me të njëjtin fjalor që e përdorin autoritetet bullgare.
“Nuk na nevojitet luks i tillë. Megjithatë solidarizohem me maqedonasit, kjo betejë për identitetin bëhet përmes NATO-s dhe BE-së. Nëse nuk e fitojmë betejën, mendoj se pason asimilim i vendit nga Serbia dhe Rusia. Guxim është të bëhet kompromis”, theksoi Thaçi.