Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, thotë se Serbia e ka humbur përgjithmonë Kosovën dhe nuk beson që tensionet në Veri të Kosovës mund ta destabilizojnë rajonin. Megjithatë, ai thotë se gjithë faktori politik në rajon duhet të jetë i kujdesshëm, pasi destruktiviteti mund të sjellë pasojave negative.
“Deklartimet e diplomatëve ndërkombëtarë, duke filluar nga ambasadori amerikan Kristofer Hill dhe komesioneri Borrell, nuk janë se jemi të shqetësuar për destabilizimin e Kosovës dhe Serbisë, por për destabilizimin e rajonit. Unë mendoj se edhe ndryshimet kushtetuese që ne duhet t’i bëjmë janë kontribut për gjithë rajonin. Nëse ne i bëjmë ne këto ndryshime kushtetuese atëherë do të hiqen më temat e vjetëruara, të kundërshtive mes fqinjëve, bullgarë me maqedonas, maqedonase me shqiptarë, grekët me maqedonasit. Ky është një plan i përgjithshëm dhe këtu gjithkush duhet të veprojë në mënyrë konstruktive. Destruktiviteti është heqja e një guri prej kalaje”, u shpreh Thaçi për gazetën LAJM.
Lajm: Ju jeni njohës i mirë i rrethanave politike. Si e shikoni situatën në Veri të Kosovës, a ka mundësi për eskalim të situatës?
Thaçi: Nuk e besoj! Është Kfori aty prezent dhe bashkësia ndërkombëtare. Serbia e ka humbur Kosovën, nuk e ka më. Serbia don të fitojë diçka prej Kosovës. Do të fitojë miliarda prej bashkësisë ndërkombëtare, ose territor. Por, më duket se asnjërën nuk do ta fitojë.