Thaçi: Samiti i Zagrebit, mundësi e mirë për sinjalizimin e heqjes së vizave për Kosovën

I njëjti, planifikohet të mbahet përmes një video-konference, teksa Thaçi ka thënë se ky është një shans i mirë për Kosovën që BE të sinjalizojë për heqjen e vizave për vendin tonë, shkruan lajmi.net.

Thaçi me anë të një postimi në Twitter u shpreh i lumtur se pavarësisht pandemisë, samiti në fjalë planifikohet të mbahet.

Postimi i presidentit:

I lumtur që Samiti i Zagrebit i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është akoma në plan dhe do të zhvillohet përmes një video-konference më 6 maj. Kjo është mundësi që BE të rikonfirmojë perspektivën e BE-së për Kosovën dhe të sinjalizojë një vendim të vonuar për liberalizimin e vizave.