Thaçi: Rusia po përpiqet ta destabilizojë rajonin (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se alarmet e rreme për bomba në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet e fundit në veri të Kosovës janë përpjekje të Rusisë për të destabilizuar rajonin.

“Rusia pa diskutim. Kjo është kartë e hapur e Rusisë, dëshiron të tërheq vëmendjen prej agresionit që ka bërë në Ukrainë. Mendoj se agjenturat, mbeturinat e agjenturave ruse ende veprojnë në rajon. I inkurajoj institucionet që të jenë shumë më të vëmendshme”, tha Thaçi për gazetën LAJM.