Thaçi: Nuk do të mblidhet Kuvendi, LSDM dhe BDI janë marrë vesh

I pyetur për inicitivën e LSDM-së për thirrjen e një seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit të shpërbërë për të konfirmuar vendimet e Presidentit për shpalljen dy herë të gjendjes së jashtëzakonshme, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se nuk mendon që kjo do të ndodhë pasi që me shumë gjasa tashmë partnerët qeverisës LSDM dhe BDI kanë një marrëveshje për mbajtje sa më të shpejtë të zgjedhjeve parlamentare.

“Si duket ka një marrëveshje mes forcave më të mëdha në qeverisje. Me sa duket ata i preferojnë zgjedhjet. Duhet të kemi parasysh diçka se në momentin kur do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojnë 22 ditë ku kemi ngelur me procesin zgjedhor” tha Thaçi./TV21