Thaçi në Çair dhe Zhelinë, “Më 15 korrik dilni votoni të parët, PDSH”

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në kuadër të fushatës zgjedhore vizitoi nëndegët në Çair dhe mbajti tubim te Sheshi Skënderbe në Shkup. Takimet më tej i vazhdoi në Zhelinë dhe Shipkovicë të Tetovës. Thaçi ju bëri thirrje diasporës që të nxisin familjarët e tyre të votojnë më 15 korrik për të mirën e vendit.

“Kështu që bashkërisht t’i lutem dhe tu themi vëllezër tonë shqiptarë që jetoni në diasporë, pasi që ju jeni të bindur se nuk kemi keqpërdorur, PDSH-ja, asnjë cent prej jush. Ne kemi vetëm një lutje për ju aman thirrni në telefon familjet dhe vëllezërit tuaj dhe thoni dilni votoni të parët PDSH”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.