“Bomba”, aksident për të penguar votuesit

Bombë e re në kanalin Youtube “Ripërtëritja e regjimit”. Në incizimin e fundit flasin Mile Janakieski dhe nënkryetari aktual i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski. Flasin që të inskenohet aksident trafiku në vendin Preseka gjegjësisht në afërsi të aeroportit të Ohrit, ku kanë ateruar dy avionë me shqiptarë për të votuar. Janakieski thotë: Ka dy aeroplanë me siç thotë ai “shiptari” që aterojnë në ora katër. Të bëni një aksident. Nikollovski pajtohet dhe thotë se nuk ka asgjë kundër. Regjistrim me përmbajtje të ngjashme u lëshua edhe në gjykimin e Titanikut, për parregullsitë zgjedhore. Ndryshe dje bomba u publikuan edhe për Igor Janushevin ku me Janakievskin bisedojnë për shkyçjen e shensorëve nëpër pallate. Incizimet e publikuara janë nga zgjedhjet lokale të vitit 2013.