Thaçi: Ndërkombëtarët duhet të ndreqin gabimet në dialogun Kosovë-Serbi që ndodhën viteve të fundit

Kosovo's new President Hashim Thaci looks on during the Presidential inauguration ceremony in Pristina, Kosovo April 8, 2016. REUTERS/Armend Nimani/Pool

Për dialogun e tejzgjatur mes Kosovës e Serbisë dhe ngecjet që ka pësuar ky proces viteve të fundit, nga Haga ka folur ish-presidenti Hashim Thaçi.Ai ka deklaruar në Rubikon, se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është e domosdoshme.
“Ndërkombëtarët do duhej të ndreqnin gabimet që ndodhën në këtë proces gjatë viteve të fundit. Ata, me ose pavetëdije, dialogun mes Kosovës e Serbisë lejuan që të shndërrohet në kauza elektorale në vendet përkatëse, kjo jo që nuk solli përmirësim mes këtyre dy shteteve dhe popujve, por futi përçarje edhe në politikën dhe brenda shoqërive të të dy vendeve”.“Ky proces mund të ketë sukses veç kur do të ketë agjendë dhe merr kuptim të qartë perëndimor”, u shpreh Thaçi.
Për më tepër, Thaçi theksoi se deri para pak vitesh relacionet Kosovë me bashkësinë ndërkombëtare kishin një kthjelltësi monumentale.“Sot sikur po ndodhë një zvetënim moral dhe politik”, tha ai.