I pyetur se çfarë mund ti ofroj skenës politike, Menduh Thaçi në Klan Debat u shpreh se përvoja por edhe rezistenca ndër vite në skenë e bënë atë të shërbej si model për gjeneratat e reja.
“Unë mund të shumë nga përvoja e jashtëzakonshme, i njoh fenomenet politike, kam kaluar 2/3 lufta si negociator, ndërsa në anën tjetër mund të jem një simbolik e shkëlqyer për gjeneratat e reja sepse ja vlen. Unë po i afrohem viteve të 60-ta por jam simobil i rezistencës së një njeriu që skanë lënë gjë pa i bërë duke filluar nga shpifjet e deri te atentantet”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.




