Thaçi: Kosova ndan dhimbjen me Turqinë, e gatshme të dërgojë ekipet emergjente pas tërmetit

Ai përmes një postimi në Tëitter duke shkruar se Kosova ndan dhimbjen me popullin dhe qeverinë turke, tha se mund t’i dërgojë menjëherë ekipet emergjente kosovare drejt Turqisë.

“Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve të tërmetit që goditi Elazigun. Kosova është e gatshme të dërgojë menjëherë ekipet emergjente, duke qëndruar pranë njerëzve dhe qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”