Tërmeti në Turqi, reagon Erdogan: Duhet mobilizim i institucioneve

Për situatën e krijuar në Turqi nga tërmeti i fuqishëm ka reaguar dhe Presidenti i vendit Recep Tayip Erdogan.

Përmes një postimi në Twitter ai shprehet se të gjitha institucionet shtetërore janë vendosur në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.

“Institucionet tona kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kapërcyer tërmetin që ndodhi në Elazig dhe që u ndje në shumë krahina si dhe për të siguruar qytetarët tanë. Ne dërguam Ministrat tanë të Mjedisit dhe Urbanizmit, Brendshme dhe Shëndetësisë në rajonin e prekur”.

Më herët ka folur zv. Presidenti i vendit, Fuat Oktay, i cili deklaroi se presidenca po e ndjek nga afër të gjithë situatën.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet nga qeveria për të evituar sa më shumë rritjen e viktimave.

Lexoni: Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e sotme (24 janar).