Tha se nuk e ka vizituar kurrë, Arta Elezaj udhëton për në Dubai

Aktorja Arta Elezaj komentohet shumë për paraqitjet në rrjete sociale, ku ekspozon jetën luksoze që e bën, shkruan lajmi.net.

Ajo shumë shpesh udhëton në destinacione të ndryshme, ku shijon pushimet në vende përrallore.

Por, në një përgjigje dhënë për fansat në rrjete sociale, Elezaj kishte deklaruar se nuk ka vizituar asnjëherë Dubain, e kjo ëndërr tani po i bëhet realitet asaj.

Përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se më në fund ka udhëtuar në Dubai, duke u larguar nga Kosova pas vendimit të Qeverisë për masat e reja anti-COVID, ku kthehet sërish ora policore. /Lajmi.net/