Tha se ishte i varur nga bixhozi, Bledi thotë se u kërcënua me jetë pas deklaratës për Luizin

Bledi u largua vullnetarisht nga “Big Brother VIP Albania”, të martën.
Pas eliminimit ai ka dhënë intervistën e parë, shkruan lajmi.net.

I ftuar në “Wake Up” ka folur për eksperiencën në këtë format, lojën e po ashtu edhe për Luizin.

Madje ai zbuloi se edhe ishte kërcënuar me jetë nga fansat e këngëtarit shkodran.

“Unë gjatë rrugës që shkoja te Big Brother që do të futesha mesazhet ishin pafund sepse lajmi kishte dalë nëpër portale dhe faktikisht unë jam mësuar me kërcënime dhe unë kur nuk marrë kërcënime shqetësohem, se kur marë është normale. Unë kisha bërë një deklaratë se Luizi është i varur nga bixhozi dhe të luash bixhoz nuk është turp sepse është diçka e ligjshme. Kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulme të mëdha. Më kanë kërcënuar në jetë dhe hyra në shtëpi i frustruar dhe shikoja njerëzit nga jashtë dhe aty brenda duhej të ishe i kujdesshëm, isha më i informuar. Nisa pak i trembur lojën dhe kur dola jashtë gjërat ndryshuan.”, tha ai.