Pas thashethemeve për një krizë të mundshme, duket se Teuta dhe Adonisi kanë hedhur poshtë të gjitha dyshimet.
Në Instagram, dyshja vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin, ndërsa një detaj tjetër ka tërhequr vëmendjen e fansave: Teuta ka ende në profilin e saj fotografi me Adonisin.

Ky fakt ka bërë që ndjekësit të spekulojnë se marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar, përkundrazi, mund të jenë ende bashkë.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë publike për të sqaruar situatën.
A është kjo një shenjë e një ribashkimi, apo thjesht një miqësi e mirë mes tyre? Mbetet për t’u parë!

