Teuta Arifi: Përkujdesja për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, obligimi ynë (Video)

Te varrezat e dëshmorëve në Tetovë, u bënë homazhe, me rastin e 10 vjetorit të ndajres nga jeta të ish ushtarit të dy luftërave të UÇK-së, Rrahim Samiu-Komandant Zogut, shkruan gazeta LAJM. Me këtë rast, fjalim mbajti edhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, e cila tha se përkujdesja për familjet e dëshmorëve të UÇK-së është obligim për të.

“Normalisht se për kryetaren e Komunës së Tetovës, përkujdesja ndaj familjeve dhe familjarëve të dëshmorëve ka qenë dhe gjithmonë mbetet obligim. Me këtë rast falënderoj edhe Këshillin tonë komunal, i përfaqësuar nga kryetari këtu për vendimet e marra dhe në të njejtën kohë për të kthyer një pjesë të vogël dhe modeste të borxhit të qytetarit tonë karshi sakrificës së madhe pikërisht të këtyre njerëzve duke përfshirë edhe Rahimin-Zogun dhe të gjithë vëllezërit dhe shokët e tij të luftës”, u shpreh mes tjerash Teuta Arifi./Gazeta LAJM