Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi ka folur para mediave për gjendjen në Tetovë pas djegies së spitalit.
“Dhimbja është shumë e madhe, cila do të jetë arsyeja e shpërthimit dhimbja është e madhe kjo që ndodhi sonte këtu”, theksoi Teuta Arifi, shkruan TetovaSot.
Është djegur tërësisht spitali modular i Covid Qendrës. Zjarri është lokalizuar, ndërkaq zyrtarisht ende nuk njoftohet për numrin e viktimave dhe të lënduarve, transmeton TV21.