Teuta Arifi flet se kush ka përgjegjësi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

“Nëse do të kishte përgjegjësi institucionale, nuk do të isha ulur këtu si kandidat”, theksoi kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës nga BDI, Teuta Arifi në analizën e emisionit 24.

Sipas saj, tragjedia e Tetovës është çështje e institucioneve që duhet të kryejnë hetime.

” Është shumë e rëndësishme që e gjithë çështja të zbardhet dhe të zbardhen arsyet. Dhe më pas u kuptua se sa i përket kompetencave, ne thamë që të gjitha spitalet modulare janë ndërtuar sipas ligjit. Institucionet të përfundojnë siç duhet të gjitha hetimet në mënyrë që kjo të mos përsëritet. Ne jemi bazuar në raportet zyrtare. Janë institucionet ato që kërkojnë llogari. Ministria e Shëndetësisë ishte përgjegjëse për të gjithë zbatimin. “Nëse do të kishim përgjegjësi institucionale, unë nuk do të ulesha këtu si kandidat”, tha Arifi.

Në zjarrin që shpërtheu muajin e kaluar në spitalin modular në Tetovë u dogjën 14 veta, mes tyre pacientë.