Tetovës i shtohet edhe një banore, Bilall Kasamit i lindi vajzë

Qytetit të Tetovës sot iu shtua edhe një banore. Bëhet fjalë për lindjen e vajzës të vet kryetarit të kësaj komune, Bilall Kasamit.

 

Ai vendosi këtë lajm ta ndajë me gjithë qytetarët duke dëshiruar që bija e tij të jetë e hajrit për shoqërinë dhe familjen e saj. Këto parime siç thotë Kasami, i ka ndjekur vet ai gjatë gjithë jetës.