Tetovë, zjarri mori një viktimë

Një grua pa jetë është gjetur pas zjarrit që sot në mëngjes ka shpërthyer në një objekt ndihmës të një shtëpie në fshatin Zhillçë të Tetovës.
Zëdhënsi i MPB-së, Marjan Josifovski informoi se zjarri është paraqitur në polici në ora 7 e 10 minuta, transmeton gazeta Lajm.
“Në një objekt ndihmës afër shtëpisë është gjetur e vdekur 80 vjeçarja R.Gj. nga fshati Zhillçë. zjarrin e ka paraqitur djali i saj 44 vjeçar, dhe më pas është fikur tërësisht nga Njësiti territorial i zjarrfikësve në Tetovë”, informoi Josifovski.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori publik, bashkë me një ekip nga policia e Tetovës.