Tetovë, turne në futboll për mërgimtarët me mbëshjetjen e Komunës (VIDEO)

Klubi i futbollit “Dardanët” me mbështetje të Komunës së Tetovës ka organizuar një turne në futboll për grup-moshat e reja, me rastin e kthimit të mërgimtarëve të Pollogut në vendlindje, shkruan gazeta LAJM. Organizatorët thonë se, ky turne mbahet për herë të parë, ndërsa synojnë që të njejtin ta shndërrojnë në tradicional. Në këtë turne marrin pjesë katër skuadra me lojtarë nga vendi, “Dardanët”, “Fortuna e Hasanbegut”, “Drita e Bogovinës” dhe “Rinia e Negotinës”, ndërsa një skuadër është formuar me mërgimtarë.