Tetovë, protesta kundër ndërtimit të kazinosë (Video)

Sot në Tetovë u zhvillua protesta Anti Bixhos respektivisht kundër kazinos që është hapur në afërsi të një çerdhe në këtë qytet.

“Edhe sot u detyruam të tubohemi kundër lojërave të fatit dhe bixhozit. Këto vende nuk janë hapur për të pasuruar popullatën por janë hapur për të varfëruar popullin. Hapja e këtyre kazinove në kësi lloj vende si në këtë rast joshin fëmijët tanë, që do ndikojë në të ardhmen e tyre. Pyesim qeverinë, ku ngeli propozim ligji anti-bixhoz” tha Jushi Emurllai nga Lëvizja Anti-Bixhoz.

Nga kjo Lëvizje I bënë thirje kryetarit të shtetit për zgjedhjen e kësaj problematike.

Ne Lëvizja anti bixhoz kemi marë detyrë që do të luftojmë dhe do të ngulim kembë për modelin e mbijetesës.Lëvizja antibxhoz nuk do të lejoj që të bëhet rekllamimi i kazinove në vend të reklamimit te pampersave .Kjo protestë do të shërbej si ndergjegjësim për ju që të mbrojmë familjet e tona e familjet tuaja, thonë nga kjo Lëvizje.

Tetova është ngulfatur nga turpi i kazinove. Kjo tregon se ne kemi krizë të shtetit ligjor. Neve mundohen të na servojnë një metodë serb, rus e bullgar.Këtë kazino me këto përmasa as në Las Vegas nuk mund ta gjejsh. Ne jemi shëndruar në shtet kazinosh, thonë anëtar nga kjo Lëvizje.

Në mesin e protestës ishte edhe kryetari i komunës Bilal Kasami ku iu ofroi mbështetje organizatorëve.