Tetovë: Policia merrë 7 motoçikleta nga shoferë pa leje

Gjatë kontrolleve të përforcuara të trafikut më 17.05.2026, policia ka sekuestruar shtatë motoçikleta dhe ka proceduar drejtuesit e tyre për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit” (Neni 297-a i Kodit Penal). Personat e ndaluar po ngisnin mjetet pa patentë shoferi:

Ora 15:10 (Tetovë): V.A. (18) nga Kamjani.

Ora 16:30 (Gostivar): Një i mitur 16-vjeçar nga Gostivari.

Ora 16:35 (Gostivar): Një i mitur 14-vjeçar nga Vranishti.

Ora 17:45 (Gostivar): Z.P. (36) nga Gostivari.

Ora 18:15 (Zhelino-Siriçinë): Një i mitur 17-vjeçar nga Tetova.

Ora 18:30 (Tetovë): K.A. (25) nga Tetova.

Ora 20:05 (Gostivar): M.SH. (29) nga Gostivari